23:15 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Në këtë komunë, Kurti mori 100 për qind të votave

Pjesëmarrësit nga komuna e Drenasit në votimin për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar të gjithë pro Albin Kurtit kryetar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Qendrës për këtë Komunë, Shemsi Elezi, duke thënë se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishin kundër tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se 285 pjesëmarrësit votuan pro, duke bërë kështu që të jetë komuna e cila ka votuar 100 për qind për Albin Kurtin kryetar.

“285 me 0, #Albini kryetar”,është statusi i tij./Indeksonline/