19:19 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shefi i UNMIK-ut i shqetësuar me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Pas taksës së vendosur nga ana e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ka reaguar shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovës, Zahir Tanin.

Përmes një komunikate për media, Tanin ka shprehur shqetësimin lidhur me ndikimet e mundshme të taksës ndaj popullit të Kosovës. Gjithashtu ai ka shprehur shqetësim se kjo mund të ndikon në dialogun mes dy vendeve si një mundësi e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ai ka bërë thirrje që të merret parasysh interesi afatgjatë i popullit dhe rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit./Indeksonline/