12:07 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në nderim të legjendës Vokrri, Llapi tërheq fanellën me numrin 9

Pas vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Llapi ka vendosur ta nderojë Vokrrin.

Llapi pritet të realizoj muzeun kushtuar Legjendës, Vokrrit si dhe ka tërhequr fanelën me numrin 9.

Ky është postimi i plotë i Llapit në rrjetin social Facebook:

“FC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar! Në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptarë dhe për FC Llapi-n si klubi i parë i Fadilit.

Kemi vendosur për Realizimin e Muzeut kushtuar Legjendës së Futbollit Shqiptarë të të gjitha kohërave FADIL VOKRRI.Poashtu FC Llapi tërheq fanelën me numër 9 numri i CIRES tonë kështu e thërrisnin e gjithë Podujeva, numër ky që sezonin e fundit e barti Gentrit Begolli.” /IndeksOnline/

Temat: