75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në ndeshjen e katërt për fitoren e tretë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes është mysafire e Ishujve Faroe në Torshavn sonte në mbrëmje.

Pas fitores ndaj Maltës me rezultat, 3-1, Kosova synon sonte fitoren e tretë nga katër ndeshje në Ligën e Kombeve.

Me fitoren e fundit në Prishtinë, Kosova forceu kreun e tabelës në grupin 3, Liga D me 7 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.

Golashënuesi i dyfishtë ndaj Maltës, Benjamin Kololli është mungesa më e madhe sonte e Challandes, i cili ka opsione të pakta në mbrojtje.

Mungesë tjetër e Kosovës është edhe ”truri” i mesfushës, Hekuran Kryeziu, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Përndryshe, Kosova është përballur edhe në muajin e kaluar me Ishujt Faroe në Prishtinë, ku ka fituar me rezultat solid, 2-0.

Ndjekësi më i afërt i Kosovës në grup është Azerbajxhani me 5 pikë, Kombëtare të cilën Kosova e pret në ndeshjen e radhës në ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/