15:44 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Sllatinë do të mbahet “Drage Race” i parë për këtë vit

Gjatë dy ditëve të fundjavës, në Sllatinë do të mbahet gara e parë Drag Race për këtë vit nga katër sa janë në kalendarin e garave të Federatës së Auto Sportit të
Kosovës.

Megjithëse zyrtarët e FASK-ut hezituan për mbajtjen e garës, për shkak se meteorologët parashikojnë mot me shi, entuziazmi i madh i pjesëmarrësve ka bërë që gara të mbahet ashtu siç ishte paraparë.

Sipas njoftimeve të FASK-ut, interesimi për të marrë pjesë është mjaft i madh dhe përveç garuesve vendorë dhe nga diaspora jonë, do të ketë garues edhe nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Gara do të mbahet në tri kategori:

Veturat që tërheqin me rrota të përparme
Veturat që tërheqin me rrota të pasme
Veturat që tërheqin me të gjitha rrotat

Të shtunën në program janë: paraqitja në garë, pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit, kontrollimi teknik i veturave dhe më pas vozitjet e
lira, përmes së cilave secilës veturë do t’i matet koha dhe do t’i caktohet klasa. Përveç Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Eurogoma, në
mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. /IndeksOnline/