21:03 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Turqi çdo ditë ushtrohet dhunë në 400 femra

Së paku 400 femra në ditë përjetojnë dhunë në Turqi, ka treguar Ministria e Brendshme.

Ky numër është llogaritur në dy vitet e fundit. Në periodën e njëjtë të kohës 393 femra kanë vdekur nga dhuna e shkaktuar, transmeton Indeksonline.

Sipas agjencisë turke Bienet, numri i të vdekurave nga dhuna është më i madh se që e paraqet ministria.

Në vitin 2017 numri që kanë përjetuar dhunë është 133,809, kurse deri më tani në vitin 2018 është gati afro 100.000./Indeksonline/