15:35 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nën akuzë, por Tahiri sfidon hapur Ramën dhe Veliajn me PS-në e Tiranës

Fotoja e darkës së fundvitit të Saimir Tahirit me drejtues të FRESSH në Tiranë u qarkullua gjerësish në mediat online si një lajm rutinë.

Megjithatë, ajo në vetvete mbart një mesazh të fortë të cilin Tahiri ia dërgon në radhë të parë Ramës, por edhe drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste. Dhe mesazhi është ky: Vërtetë jam zhveshur nga çdo detyrë politike, por PS-në e kryeqytetit vazhdoj t’a kem unë.

Saimir Tahiri është i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe Greqi përmes grupit të Habilajve.

Autoritetet italiane kanë perceptuar telefonata të pjestarëve të grupit të Habilajve ku përmendet edhe Tahiri për përfitim të shumave të mëdha.

Tahiri ndryshoi komplet sjelljen e PS-së brenda pak orëve pas një interviste të tensionuar përballë Blendi Fevziu, të nesërmen e së cilës Rama u kthye në mbrojtësin më të madh të tijin.

Por, Tahiri e di se në PS nuk e mirëpresin të gjithë pavarësisht kërcënimit të hapur ndaj Ramës, prandaj edhe nuk lë rast pa lëshuar mesazhe të forta, si ky i darkës me drejtuesit e FRESSH për kryeqytetin. /albeu.com/

Temat: