12:40 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nën ndikim të alkoolit përleshet me gruan dhe i vë zjarrin hambarit

Në Vushtrri  është arrestuar një person i dyshuar, pasi i njëjti thuhet se pas një mosmarrëveshje me gruan dhe në ndikim të alkoolit i kishte vënë zjarrin hambarit.

Policia e Kosovës bën të ditur se zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.

Me vendim të prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje.