Nëna braktis dy fëmijë në Prizren, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër e cila dyshohet që ka keqtrajtuar fëmijët e saj dhe i ka braktisur.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, në Prizren ku janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/