10:08 / E Premte, 23 Tetor 2020

Një nënë, nga Skenderaj, raporton në polici: Vajza po takohet me një person pa pëlqimin tonë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për ngacmime e sulme seksuale.

Një nënë nga Skenderaj, është ankuar se vajza e saj e mitur po takohet me një person pa pëlqimin e tyre, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin po merren organet kompetente.

Skenderaj, Mitrovicë mars-tetor 2020 – NN. Ankuesja f/k raporton se vajza e saj e mitur takohet me një person pa pëlqimin e prindërve. Me 22.10.2020 është paraqitur në polici i dyshuari m/k, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që rasti të çohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/