09:45 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / OSH

Nëna raporton në Polici: Qe 20 ditë ka ikur vajza nga shtëpia dhe më s’është kthyer

Një rast i zhdukjes është raportuar ditën e sotme në Policinë e Kosovës.

Një nënë ka raportuar se vajza e saj është larguar me datën 23 korrik në ora 18:00.

Tashmë kur janë bërë 20 ditë që nga ikja e saj, familja nuk e di vendndodhjen e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga policia.

Tutje siç njoftohet në raportin 24 orësh, rasti vazhdon të hetohet.