15:50 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Nënë e bir largohen nga Vetëvendosja (Foto)

 

Sot 40 aktivistë kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, si pasojë e zhvillimeve të fundit në parti.

Nol Nushi e Teutë Rrusta në një intervistë të mbajtur kanë arsyetuar veprimin e tyre, duke thënë se janë detyruar të marrin këtë vendim sepse në VV nuk mund ta ushtrojnë më vullnetin e tyre politik.

Në mesin e të dorëhequrve shihej edhe Dardan Kadaj, i cili është i biri i deputetes Donika Kadaj-Bujupi.