20:28 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Nervozohet Ismet Munishi: Rrezikoni jetën e njerëzve për interesa personale

Pasi Drita njoftoi se një lojtar ka dalë pozitiv me koronavirus i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai ka akuzuar se po rrezikohet jeta e njerëzve për interesa personale.

“Amatera folni tash . Rrezikoni jeten e njerzve per interesa personale . Sherim te shpejt Izair Emini nga Covid 19”, ka shkruar Munishi.

Trajneri i Ballkanit ka qenë njëri nga më të zëshmit se Superliga e Kosovës nuk duhet të rifilloj dhe se skuadra e tij duhet të shpallet kampion në tavolinë. /IndeksOnline/