18:01 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nesër ditë vendimtare për futbollistin e Milanit

Nesër pritet të jetë dita vendimtare për të ardhmen e Diego Laxalt.

Agjentët e lojtarit do të takohen nesër me drejtuesit e Atalantës për t’i dhënë fund operacionit.

Oferta e parë është huazim me obligim blerje, por Milanit i nevojiten para për të realizuar transferimet e tyre.

Në pritje për të janë edhe dy skuadrat franceze, Lyon dhe Marsielle. /IndeksOnline/