17:29 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nesër fillon Lotaria Amerikane, këto janë udhëzimet për aplikimin

Nesër nis zyrtarisht lotaria amerikane dhe do të zgjasë deri në datën 7 tetor, e ndërsa të shumtë janë shqiptarët që mezi presin të aplikojnë, ditën e sotme në emisioni “Rudina” përfaqësues të Ambasadës kanë dhënë udhëzime dhe këshilla për mënyrën se si duhet të aplikoni, dhe se çfarë merret parasysh në përzgjedhjen e personave.

Pra, nëse nuk keni shkollë të mesme, mos u shqetësoni pasi në përzgjedhje vihet re edhe përvoja e punës. Këtë vit në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re, pra jo foton që është përdorur vitin e kaluar, dhe këtë herë keni mundësinë e verifikimit të dhënave.

Është shumë e rëndësishme që çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter, gjithashtu edhe për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista./Shekulli