15:19 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nesër lëshohen patentë shoferët me dizajn të ri

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër në orën 13:00, do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Kosovës me patentë-shoferët e rinj.

Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.