Nesër vazhdon Kupa e Botës, në program tri super ndeshje (Foto)
Sot nisi zyrtarisht Kampionati Botëror “Rusi 2018” me ndeshjen Rusi – Arabia Saudite.
Një takim tejet interesant me pesë gola të shënuar dhe që të gjitha i shënoi niikoqiri i këtij turneu, Rusia, shkruan IndeksOnline.
Kampionati Botëror vazhdon edhe ditën e nesërme, madje që nga nesër (e premte) deri në fundin e fazës së grupeve, do t’i kemi në program nga tri takime.
Nesër nga ora 14:00 zhvillohet takimi, Egjipti – Uruguai, dhe luhet në stadiumin “Ekaterinburg Arena” që ka kapacitetin 45 mijë ulëse.
Pak orë pas përfundimit të ndeshjes Egjipti – Uruguai, e fundit për grupin A, nis takimi Maroko – Iran, nga ora 17:00.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Saint Petersburg”, që ka kapacitetin deri në 67 mijë ulësve.
Dhe, ajka e mbrëmjes së nesërme nis nga ora 20:00 – ku Portugalia luan me Spanjën.
Super ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin e themeluar në vitin 2013 “Sochi”, që ka kapacitet 48 mijë ulësve./IndeksOnline/