13:45 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Neymar për Salah: Një nga më të mirët në botë

Ylli brazilian, Neymar e ka lartësuar futbollistin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Sulmuesi i PSG-së ka thënë se Salah aktualisht është nga futbollistët më të veçantë në botë dhe se po e shikon nga Franca me vëmendje paraqitjet e tij.

“Salah është aktualisht një nga futbollistët më të mirë në botë. Po e shikoj nga Franca me vëmendje formën e tij. Është për tu admiruar ajo që po bën ai. Vlerësoj se do të jetë befasia e Botërorit. Mendoj se do të bëjë diferencën në Kupën e Botës” ka thënë Neymar për Salah./Indeksonline/

Temat: