11:50 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nga Bayern Muncheni, në ligën e tetë të Anglisë!

Dale Jennings është emri i lakuar dikur shumë në futbollin anglez. Ishte vetëm 17 vjeçar atëbotë kur ky futbollist u kërkua nga skuadrat më të mëdha angleze, por që Bayern Muncheni e bëri për vete duke e transferuar nga Tranmere.

Tri vite qëndrimi te gjiganti gjerman, Jenning nuk la fare gjurmë duke u rikthyer përsëri në futbollin anglez te skuadra e Barnsleyt, më pas te MK Dons.

, karriera e tij tani ka marrë teposhtëzen pasi që dikur i shumëkërkuari nga gjigantët ka përfunduar te skuadra amatere angleze, Runcorn Town e cila në kategori i bie që garon në ligën e tetë angleze.

Jennings është vetëm 25 vjeçar ndërsa arritjen te Bayerni do ta mbajë mend si kujtim dhe fat në jetën e tij/Indeksonline/