14:51 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Nga një skuadër me traditë, Trepça kthehet në “lodër” edhe për skuadrat e fshatrave

Trepça është njëra ndër klubet më të mëdha në vend dhe për shumë njohës vjen menjëherë pas Prishtinës.

Luajti në Ligën e Parë të Jugosllavisë, ndërsa luajti edhe në finale të Kupës të këtij shteti, duke qenë klubi i pari nga Kosova që e arriti këtë.

Por tani situata qëndron ndryshe.

Trepça që dikur kishte emrat të njohur, sot po përpëlitet në Ligën e Parë, e me rrezik që të bie në të dytën, shkruan Olle.

Nga një klub i organizuar mirë, kur kishte fituar edhe titullin, Trepça, në fundjavë humbi në shtëpi në Bashkimi i Koretinit.

Me vetëm 26 pikë ata do të ‘luftojnë’ për një vend në Ligën e Parë me Hajvalinë, Kikën dhe Rahovecin që kanë nga 23 pikë.

Tifozët e këtij klubi Torcidat nuk janë të kënaqur me situatën në klub dhe paralajmëron masa.