13:33 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Nga qershori, misioni i EULEX-it në Kosovë me ndryshime

Të martën më 29 maj, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së janë dakorduar që mandatin i Misionet për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, të vazhdohet deri më 2020, ndonëse ishte paralajmëruar që në qershor t’i përfundonte mandati.

Sipas projektvendimit, i cili mund të miratohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian, në fillim të qershorit, mandati i EULEX-it në Kosovë do të ketë ndryshime.

Misioni evropian do të japë “mbështetjen e institucioneve të caktuara në Kosovë të cilat janë përgjegjëse për sigurimin e pajtueshmërisë me sundimin ligjit”, thuhet në draft ligjin.