23:46 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nga shpejtësia e madhe, vetura përfundon jashtë rrugës në qendër të Pejës

Pakujdesia e shoferëve dhe mospërshtatja me shpejtësinë, ka bërë që ditëve të fundit të rritet numri i aksidenteve në trafik.

Para mesnatës së sotme një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë tri vetura, derisa dyshohet për të lënduar.

Por, një vet aksident tjetër ka ndodhur po ashtu në këtë qytet. Në këto pamje të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni se si nga shpejtësia e madhe vetura ka dalë nga rruga.

Madje kjo ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërmi të shtëpisë së mallrave./Indeksonline/