16:41 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ngritet flamuri i Kosovës në majen e Kilimanxharos (Video)

Një grup kosovarësh kanë arritur të ngrisin flamurin e Kosovës në një nga majat më të lartë në botë, atë të Kilimanxharos.

Në një video të dërguar për Indeksonline, kosovarët sjellin porosi nga Kilimanxharo ku tregojnë për arritjen e tyre në ditën që përkon me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Maja e Kilimanxharos është maja më e lartë në Afrikë ndërsa Mensur Gashi, Ridvan Tahiri, Smajl Kuçi,Ilir Tahiri e Tahir Ibrahimi kanë zgjedhur pikërisht 17 shkurtin për të nderuar Kosovën./Indeksonline/

 

Temat: