18:22 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nicki Minaj ja bën me sy Cardit

Gjatë mbrëmjes së djeshme në javën e modës në New York, pati një përleshje mes Cardi B dhe Nicki Minaj. Kjo e fundit u sulmua nga Cardi, transmeton Indeksonline. 

Gjatë ditës së sotme Nicki ka postuar disa foto të mbrëmjes së kaluar, ku në një foto shihet duke e shkelur syrin dhe duket sikurse një mesazh për Cardin.

Pas rrahjes të dy artistet postuan në Instagram. Cardi postoj një lloj letre ku e fyen rëndë Nickin, kurse këngëtarja e hitit ‘Chun Li’ postoj një video ku vë në fokus fytyrën për të treguar se as nuk ka marrë ndonjë të goditur.

Gjithmonë është aluduar se ka ndonjë mosmarrëveshje mes dy artisteve por ato gjithmonë i kanë mohuar duke thënë se respektojnë njëra tjetrën por incidenti i mbrëmshëm hedh poshtë respektin mes tyre./Indeksonline/