15:17 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

NISMA-s nga sot i janë bashkuar edhe pasardhësit e familjes se Tahir Mehës

Lajmi e kanë dhënë vetë trashëgimtar të kësaj familje heroike, e cila ka dhënë shumë për vendin. Këtë familje sot e ka vizituar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

E, Ilir Meha nga kjo familje ka postuar disa fotografi nga kjo vizitë. Ka thënë se besojnë në lidërshipin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit të cilët, ai thotë se kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtetdërtimin e vendit.

Nga sot e tutje, ai ka thënë se do të jenë anëtar të denjë që votën dhe përkushtimin për Kosovën ta japin në strukturat dhe programin e Nisma për Kosovën.

Postimi i plotë:

Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe voten tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontributë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. ADERIMI NË NISMA PËR KOSOVËN. Sot si trashëgimtar krenar të Nebih Emin Latit dhe të Tahir e Beqir Mehës, e falenderojmë për viziten Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Për Kosovën Ztr.Jakup Krasniqin, në përvjetor të ditëlindjes e Nebih Mehes i cili ka lindur me 15.12.1910 dhe ka rënë me 13 Maj 1981 në luftën me birin e tij Tahir Meha. Jo rastësishtë në këtë datë të ditëlindjes se Nebih Mehes ne familja dhe laxhia jonë Meha duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe përkushtimin e secilit, vlersojmë se lufta për liri dhe gjaku i derdhur na ka sjell lirinë. Sot si kurrë me parë kemi nevoj për perfaqësues të urtë të dijshëm dhe qe punojnë për me shumë barazi e solidaritet e në veçanti respekt për njeri tjetrin dhe e forcojnë shtetin e mirëqenien e qytetarëve pa dallime. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontributë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe voten tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën.Me fjalën e mbajtur e zhvillojmë Kosovën ! Me respekt.

Temat: