19:14 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një autobus-shkolle përplaset me trenin, dyshohet për kaq të vdekur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur para pak çastesh në Francë, ku është përfshirë një autobus shkolle dhe një tren, kështu raportojnë autoritetet franceze.

Sipas The Independent, tre persona dyshohet se kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur.

Policia e Pyrenees-Orientales shkroi në Tëitter se përplasja ndodhi të enjten pasdite në një kalim hekurudhor në një qytet të vogël, rreth nëntë milje në perëndim të Perpignanit, afër kufirit me Spanjën.

Shërbimet e emergjencës janë vendosur në vendin e aksidentit.

Ministrja e Transportit të vendit, Elizabeth Borne, tha se do të udhëtonte menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar plotësisht”, tha ajo në Tëitter, duke e përshkruar përplasjen si një “aksident të tmerrshëm”.