11:57 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Një ditë pas finales të Ch.League, Liverpoolit i largohet ylli i skuadrës

Fitore apo humbje në finalen e Champions League, Liverpooli një ditë më pas do të mbetet pa një yll të skuadrës. Emre Can raportohet se me 27 maj do të zyrtarizoi transferimin te Juventusi.

Mesfushori turko-gjerman ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë të cilën do ta bëjë publike vetëm një ditë pas finales ndaj Real Madridit.

Can pritet të nënshkruaj kontratë 5 vjeçar me Juventusin nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro, +bonuse në sezon./Indeksonline/