75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 27 Prill 2026 / G T

Një skuadër e njohur në Holandë e kërkon Avdylin, lojtari kosovar po shkëlqen në Slloveni

Milot Avdyli po shkëlqen te skuadra e Celjes së Sllovenisë.

Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e skuadrave mesatare në Europë, shkruan Indeksonline

Së fundmi, ekipi i njohur holandez, AZ Alkmaar ka shprehur interesim për 23-vjeçarin nga Kosova.

Vlera momentale e lojtarit kosovar në sajtin “Transfermarkt” është 400 mijë euro.

Gjatë këtij sezoni në ligë, Avdyli ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asiste./Indeksonline/