23:07 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një yll i ri po ”shpërthen” në Londër – Hudson-Odoi ishte i përkryer kundër PAOK

Chelsea regjistroi fitore të madhe sonte ndaj PAOK-ut për ta vazhduar ecurinë e fitoreve në Europa League.

Me fitoren, 4-0 ndaj skuadrës greke, ”Të Kaltërit” janë pa humbje në pesë ndeshjet e para në fazën e grupeve.

Një gol sonte i takoi edhe të riut të Chelseat, Callum Hudson-Odoi, transmeton IndeksOnline.

Odoi është 18-vjeçar e 22 ditë dhe me golin e sotëm, është bërë futbollisti më i ri që shënon gol në Europa League që prej tetorit të vitit 2009.

Përveç golit, i riu anglez dhuroi edhe një asistim, bëri pesë goditje, krijoi katër raste dhe kishte 93% saktësinë e pasimeve.

Padyshim, me të, Chelsean e pret një e ardhme e ndritur./IndeksOnline/

Temat: