75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / AR

Një zonë e re turistike në Bjeshkët e Istogut

Turizmi malor në Bjeshkët e Istogut, vendi që duhet vizituar.
Rajoni i Podgurit mund të krenohet edhe me turizmin malor, i cili ka filluar të preferohet edhe nga të huajt.

Zona e Podgurit konsiderohet për mjaft turistë një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Kosovën .

Kampi Podguri ndodhet në Bjeshkën e Cerrovodës në vargmalet e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në Veri – Perëndim të Kosovës.

Kampi Podguri është vend shumë atraktiv i cili ndërlidhet edhe me shtegun ndërkombëtar Via Dinarika dhe shtegun Rrugët e Staneve .

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj që parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e rajonit të Podgurit.

Qëndrimi në kamp ofron ngrohtësinë e staneve dhe natën e gjatë afër zjarrit, atmosferën fantastike të shoqërisë, ushqimet tradicionale ku kësaj radhe për darkë kemi zgjedh mbretëreshën e t’gjitha specialiteteve shqiptare, e që padyshim është flija n’saç .

Brum i radhitun n’formë dielli e i pjekun n’saç nga dora e stanarëve që jetojnë aty afër e bënë këtë ushqim ideal me u ngrënë qoftë me pak djathë, kos, perime t’freskëta (domate, kastravec turshi).

Ecja është e përshtatshme dhe argëtuese për ta eksploruar natyrën.
Ecja i ka të gjitha. E thjeshtë dhe e natyrshme “Ecni për të qenë të shëndetshëm, ecni për të qenë të lumtur” në perlën e bjeshkëve tona në Cerrovodë tek Kampi Podguri.

Klubi Alpin Podguri pёrmes udhërrёfyesëve malor do t’ju shpiejnё në një aventurë tё paharruar në Bjeshkët e Istogut – Bukuroshja e Ballkanit.
Faleminderit miq.

S’bashku nëpër ecje dhe përjetime tjera!