15:51 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale vazhdon të qëndrojë në Veri (Foto)

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur në veri të Mitrovicës që nga mëngjesi i sotëm, pas paralajmërimit të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq se do të futej ilegalisht në Kosovë.

Njësia Speciale e Kosovës edhe në këtë orë po vazhdon të qëndrojë në këtë zonë për t’u siguruar se zyrtarët serbë të cilëve i është ndaluar futja në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme, nuk do hyjnë brenda territorit të Kosovës.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar  se gjatë ditës së sotme stafi i Gjuriqit ka tentuar të futet në Kosovë në pikë kalimin në Jarinjë, mirëpo ata nuk janë lejuar nga policia./Indeksonline/