18:35 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni detajisht me BMW X5 e re

Në prag të fillimit të X5 të ri, BMW njoftoi një galeri të plotë fotografish të kësaj makine.

BMW X5 kishte një prezantim në internet në fillim të qershorit dhe premiera u mbajt në panairin e veturave në Paris.Më parë, gjenerata e tretë u prodhua vetëm 5 vjet, apo dy vjet më shkurt gjenerata e parë dhe e dytë, e cila zgjati 7 vjet në treg.

Në gjeneratën e re X5, BMW do të ofrojë gjithashtu një mundësi opsionale për vendin e tretë me radhë nga dhjetori. Në versionin me 3 ulëse, rreshti i dytë do të jetë në gjendje të lëvizë duke përdorur komandat elektrike, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht, katër motorë – dy benzine dhe dy dizel – do të jenë në dispozicion të konsumatorëve në mbarë botën. Versioni bazë i benzinës do të jetë një cilindër me 3.0 litra turbombushës, që siguron 340 kuaj fuqi.

X5 përshpejton nga 0 deri 100 km në orë për 5.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 243 km/h. Konsumatorët të cilët dëshirojnë një motor edhe më të fuqishëm kanë x5 xDrive50i të mundësuar nga një njësi twin-turbo 4.4 V8 me 462 kuaj fuqi.

Makina përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 4.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/h. BMW ka njoftuar se ky version nuk do të jetë i disponueshëm në tregun evropian.

Përkundër polemikave aktuale mbi motorët me naftë, BMW ka mbajtur dy agregate të tilla, kryesisht për shkak të konsumatorëve në Evropë. Motori bazik 3.0 litra me 6 cilindra që siguron 265 kuaj fuqi. Versioni më i fuqishëm në tregun evropian, derisa të nisë X5 M i ri, X5 M50d do të pajiset me një motor dizel 3.0 me 6 cilindra me 4 turbo-mbushës.

Fuqia maksimale e tij është 400 kuaj fuqi, ndërsa nga 0-100 km/h përshpejton në 5.2 sekonda, para se të arrijë një maksimum prej 250 km/h.

BMW do të ofrojë modelin X5 të ri më vonë për të përfunduar disa variante të tjera, përfshirë hibrid plug-in dhe X5 M.

Temat: