09:53 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Nokaut” për spital, boksieri i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Adonis Stevenson është në gjendje kritike në spital pasi nokautit që mori nga Oleksandr Gvozdyk në përbaljen e tyre për peshat gjysmë të rënda në WBC.

Stevenson, 41-vjeçar, është rrëzuar nga Gvozdyk në raundin e 11-të për ta humbur titullin nga kundërshtari i tij ukrainas.

Kanadezi u largua nga ringu me ndihmën e stafit mjekësor dhe tashmë është në gjendje kritike shëndetësore pas humbjes së dytë profesionale në karrierë, transmeton IndeksOnline.

Gvozdyk, kështu, e vazhdoi rekordin e tij profesional, 16-0 me fitore, derisa Stevenson e pësoi humbjen e parë që nga viti 2010.

Stevenson ishte në avantazh nga gjyqtarët në fillim, por kur meçi stopoi, atëherë rezultati ishte baras.

Përndryshe, Stevenson në këtë përballje synonte që ta mbronte titullin e tij të WBC-s për të dhjetën herë, por nuk ia doli kësaj radhe./IndeksOnline/