23:51 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nora Istrefi në të kuqe, gjithë shkëlqim në dasmën e Elitës dhe Gjikos

Emra të njohur të estradës, e personalitete të ndryshme po marrin pjesë në kurorëzimin e dashurisë në mes Gjikos dhe Elita Rudit, shkruan Indeksonline.


Çifti janë duke shijuar momentet e para si burrë dhe grua, ndërsa po kërcejnë e po argëtohen tej mase në krahët e njëri-tjetrit.


Por kjo dasmë s’do të kishte hijeshi pa mysafirë, e shoqëri.

Në mesin e të ftuarve është edhe këngëtarja kosovare, Nora Istrefi.


Me një fustan të kuq, flokë të lëshuara mbi supe, ajo duket si asnjëherë më parë, teksa po shkëlqen me natyralitetin dhe sharmin që e karakterizon./Indeksonline/