20:50 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Nuk ka fitues, në “Camp Nou” vendoset gjithçka (Video)

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë Celta Vigo – Barcelona. Takimi i parë në kuadër të Kupës Del Rey u mbyll me barazim 1 me 1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi skuadra mysafire, me anë të Jose në minutën e 15-të.

Vetëm 15 minuta më vonë, skuadra vendase barazoi shifrat për 1 me 1, me golin e shënuar nga Sisto.

Me këto dy gola gjatë pjesës së parë, u mbyll edhe e dyta. Kështu kualifikuesi për në raundin tjetër do të zgjidhet pas ndeshjes së kthimit në “Camp Nou” më 11 janar./IndeksOnline/

Temat: