12:32 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / LB

Nuk kalon rezoluta e propozuar nga AAK në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Rezoluta e propozuar nga AAK në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kaluar në Kuvend.

21 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë ndërkohë 43 kanë abstenuar, dhe si pasojë e kësaj, nuk pati numër të mjaftueshëm që të kalojë si rezolutë.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën pikat e të cilës ishin: 1. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo në atë teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. 2. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe në ulëse në OKB.