13:47 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk ka më shumë se një muaj që u nda, Rita Ora gjen një të dashur të ri

Këngëtarja shqiptare Rita Ora raportohet se është në lidhje me modelin britanik Eyal Booker.

Gazeta e njohur ‘Metro’ ka telefonuar Ritën dhe Eyalin por të dytë kanë refuzuar të japin komente rreth kësaj duke rritur edhe më shumë spekulimet, transmeton Indeksonline.

Ishte shoku i Ritës dhe Eyalit, Vas J Morgan që i njoftoi dyshen me njëri tjetrin.

Një muaj më parë Rita Ora e konfirmoi se  u nda nga ish i dashuri i saj Andew Watt.

Këngëtarja shqiptare gjatë kësaj jave u fotografua nën shoqërinë e Eyal Booker duke dal nga një klub nate në Londër./Indeksonline/