09:57 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk mund t’ia del me rrogë aktoreje, Olta planifikon ta braktis vendin

Edhe pse ka një karrierë të mbushur plot me role dhe aktivitete televizive aktorja seksi Olta Gixhari ka zbuluar dje në “Pop Culture” se me rrogën prej aktoreje në vendin tonë nuk mund t’ja dalësh.

Prandaj ajo ka filluar të eksplorojë një fushë tjetër, atë të biznesit dhe e ka cilësuar si ndryshim jetësor dhe një sfidë të re për të.

Krahas kësaj ajo ka treguar gjatë intervistës se ka ndërmend të largohet nga Shqipëria dhe të zhvendoset për të jetuar në Amerikë.

“Mendoj të jetoj në Amerikë, duhet të shkoj në një vend tjetër për të realizuar dicka, por jo në Hollywood. Nuk e kam pasur kurrë ëndërr të jem pjesë e Hollywood, jam modeste, jam me këmbë në tokë” – u shpreh Olta.