09:02 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk preferohet nga Klopp, Lovren pritet të transferohet në La Liga

Barcelona mund të bëjë ofertë për mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren në janar për ta kaluar krizën e të lënduarve.

Gjiganti i La Ligas e ka humbur mbrojtësin francez, Samuel Umtiti, i cili ka pësuar lëndim, deri në fillim të Vitit të Ri.

Ndërsa, mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen është gjithashtu jashtë fushave të gjelbërta deri në gjashtë javë pas një lëndimi muskulor, transmeton IndeksOnline.

Lovren

Kështu, Barcelona ka mbetur vetëm me dy qendër-mbrojtësa – Clement Lenglet dhe Gerard Pique.

Mundo Deportivo shkruan mbrojtësi i Liverpoolit, Lovren është në listën e të kërkuarve nga Barcelona.

Kroati ka bërë vetëm dy paraqitje në Premier League këtë sezon pasi Jurgen Klopp preferon Joe Gomez para tij./IndeksOnline/