12:40 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Numërimi i votave me kusht dhe të diasporës në Istog, nis në ora 15:00

Në bazë të rezultateve të publikuar mbrëmë nga Komisioni Qendror Zgjedhor duke udhëhequr në rezultatin e komunës së Istogut është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Ndërsa pritet që sot të dihen edhe rezultatet nga votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Është pikërisht zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht do të nisë sot në ora 15:00.

Numri i përgjithshëm o votave me kusht është 415 kurse 68 prej personave me nevoja të veçantë dhe 28 nga votat me kusht.

Për shkak të dallimit të ngushtë në vota, numërimi i këtyre votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Istogut./Indeksonline/

Temat: