09:06 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Numri i aksidenteve mbetet i lartë pavarësisht kundërvajtjeve të shumta

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës janë regjistruar të kenë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, sipas policisë 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Pavarësisht ligjit të ri për kundërvajtje në trafik që ka nisur së zbatuari nga janari, të dhënat e policisë tregojnë se numri i aksidenteve mbetet i njëjtë.

Policia rrugore edhe përkundër rregullave të reja, brenda ditës ka arritur të shqiptoi 1 020 gjoba kundërvajtëse ndaj gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/