23:44 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuri Seferi shtrihet në spital, thotë se shëndeti është gjithçka

Nuri Seferi mbanë epitetin e njërit prej boksierëve më të mirë në trojet shqiptare.

Seferi, i cili numëron plotë suksese në karrierën e tij, tani për tani nuk po kalon nëpër momente të mira.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Seferi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse nuk ka treguar se çfarë sakatësisht i ka ndodhur, në postimin e tij në Facebook, ai shihet i shtrirë në spital.

”Shëndeti nuk është asgjë, por pa shëndetin gjithçka është asgjë”, ka shkruar Seferi.

Kujtojmë se meçi i fundit i Seferit ishte në vitin e kaluar ndaj Laszlo Hubert, të cilin e mposhti pas tre raundeve./IndeksOnline/