08:00 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nxënësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja sot në Kosovë

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot ka organizuar eskursion për nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Këta nxënës, në orën 12:00, do të priten në objektin e Qeverisë së Republikës s Kosovës, në sallën P38, ku kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një fjalë rasti.

Agjenda:

07:00 : Nisja nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci

10:00 – 10:30    Vizitë në Prekaz

12:00 – 12:20 Fjalë rasti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Fjalë rasti nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  Rexhep Hoti:

12:20 – 13:30   Dreka në Prishtinë (Objekti i Kryeministrisë)

14:00- 14:30   Vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

16:00 – 18:00  Vizitë në Prizren

18:00  –  Kthimi për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.