06:15 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nxirret në breg një sirenë! (Video)

Një video e pabesueshme, e cila duket se tregon dy burra që tërheqin një krijesë gjysmë njeri gjysmë peshk nga një liqen në Minesota , ka pushtuar pothuajse menjëherë rrjetet sociale, raporton “The Sun”.

Pamjet, të marra nga dëshmitar, tregojnë dy burra me kostume të verdha që ecin drejt një liqeni dhe ngadalë tërheqin një krijesë misterioze nga uji.

Të dy burrat mbajnë një krijesë që duket me dyshim si një sirenë, shkruan syri.net .Një dëshmitar në plazh u duk se kapi dy burra me kostume të verdha që hidhnin rrjetën dhe nxirrnin me forcë krijesën nga juji.

Bishti i dalluar duket sikur ka ardhur nga një film ‘Disney’, i mbuluar me luspa të gjelbërta.

Videoja prej katër minutash përfundon papritmas kur burrat kthehen dhe vënë re personin që fshihet pas shkëmbinjve.