22:07 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Obama e quan të gabuar vendimin e Trump-it për tërheqje nga marrëveshja

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se po tërheq Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Ndërsa, paralajmëroj se do të rikthej sanksionet ndaj Teheranit.

Ish-Presidenti Barack Obama, nën administrimin e të cilit u arrit marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2015, tha se vendimi i Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja ishte “i gabuar”, shkruan ‘Reuters’, transmeton Indeksonline.

“Unë besoj se vendimi i Trump për tëheqje nga marrëveshjea iraniane është një gabim serioz,” tha Obama në një deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.