19:56 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ofendoi gjyqtarin, trajneri i Superligës gjobitet me 200 euro

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është ndëshkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në ndeshjen, KEK-u – Drenica, Lushtaku ofendoi gjyqtarin anësor pas golit të shënuar të skuadrës nga Obiliqi.

Kështu, bazuar në Rregulloren Disiplinore përkatëse, Lushtaku është gjobitur me një shumë prej 200 euro.

Afati i pagimit të kësaj gjobe është 15 ditë, gjithnjë sipas FFK-s./IndeksOnline/

Image result for tahir lushtaku

Temat: