17:52 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Oferta nga Vodafone: Sa herë që shënon Salah gol, 11 minuta flisni falas! (Video)

Gjiganti i komunikimit telefonik, Vodafone ka bërë një ofertë joshëse për egjiptasit.

Forma e Mohamed Salah që njëherit është imazh i kompanisë, ka shtyer Vodafonin që të shpërblejë konsumatorët e saj me këtë ofertë joshëse.

Sa herë që Salah shënon gol, secili përdorues i Vodafone do të ketë 11 minuta falas për të biseduar.

Oferta vlen që nga sot e deri në fund të edicionit.

Së fundi Vodafone ka lansuar reklamën e re të kompanisë ku përsëri imazh është Salah./Indeksonline/