11:13 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Olimpiada Dimërore/ Ky është orari i Albin Tahirit

Albin Tahiri do të jetë sportisti i vetëm që do ta përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang2018, transmeton IndeksOnline.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do ta filloj këtë aventurën më 11 shkurt, në disiplinën “Lëshim i shpejtë”. Kjo garë pritet të filloj në ora 3:00 të mëngjesit në kohën tonë lokale, kurse në Korenë e Jugut në ora 11:00.

Gara e dytë për kosovarin do të jetë më 13 shkurt, disiplina “Kombinim Alpik”. Kjo garë do të filloj nga ora 3:30.

Tri garat tjera për Tahirin do të jenë këto:

15 shkurt – Super Sllallom i madh nga ora 3:00 (mëngjes).

18 shkurt – Sllallom i madh 2:15 (mëngjes)

22 shkur – Sllallom në ora 2 e 15 (mëngjes).