15:22 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Olimpiada Dimërore: Norvegjia rrëzon nga froni Gjermaninë (Foto)

Kanë kaluar 10 ditë që nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore “Pyeongchang” që po mbahen në Korenë e Jugut.

Përfaqësuesja e Norvegjisë sot ka rrëzuar nga froni ekipin e Gjermanisë në listën e medaljeve të fituara gjatë këtyre ditëve, shkruan IndeksOnline.

Norvegjezët tani kryesojnë me 26 medalje në total, 9 të arta, 9 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Gjermania bie në pozitën e dytë me 18 medalje në total, 9 të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Në pozitën e tretë ndodhet Holanda me 13 medalje në total – 6 të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronzta. Pas tyre radhitet, Kanadaja me 16 medalje, Amerika me 10, Suedia me 7, Austria me 10, Franca me 10, Republika e Koresë me 6, Japonia me 10, Zvicra me 7…

Kujtojmë që kjo tabelë mund të ndryshoj çdo ditë, pasi këto gara do të përfundojnë më 25 shkurt./IndeksOnline/

Temat: