20:39 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Oliver Kahn tregon dy fajtorët për eliminimin e Gjermanisë

Legjenda e portës gjermane, Oliver Kahn, ashtu sikur edhe të gjithë gjermanët tjerë, e ka shprehur zhgënjimin e thellë për eliminimin e hershëm të Gjermanisë në Kupën e Botës.

Ai ka thënë se Gjermania absolutisht nuk e meritoi të kalonte fazën e grupeve, pasi futbollistët nuk treguan përkushtim, ndërsa përgjegjësit kryesorë, sipas tij, janë Mesut Ozil dhe Sami Khedira.

“U eliminuam me meritë, futbollistët nuk ishin të përkushtuar, ndërsa për unitet as nuk mund të flasim. Më së shumti më zhgënjyen Sami Khedira dhe Mesut Ozil. Ata e kishin përvojën më të madhe, por nuk e shfrytëzuan mundësinë që iu dha. Kur duhej të merrnin përgjegjësinë, ata nuk dukeshin fare. Tani, para Federatës së Futbollit të Gjermanisë është një punë e madhe”, ka thënë Kahn, i cili me Gjermaninë luajti në finalen e Botërorit të vitit 2002.